Ky është një stacion për autobusët e transportit urban në qytetin e Shkodrës.

Të paktën duhet të shërbente si i tillë, pavarësisht se pjesa më e madhe bllokohen vazhdimisht nga parkimet e gabuara. Ata që preken më tepër nga kjo situatë janë qytetarët dhe drejtuesit e autobusëve, të cilët duhet të kryejnë ndalesat e detyruara në mes të rrugës. Mungesa e hapësirave për parkingje ka ndikuar në krijimin e një situate të tillë informale, pavarësisht aksioneve të policisë për ndëshkimin e shkelësve.

Për drejtuesit e urbanëve, kjo krijon vonesa dhe vështirësi lëvizjeje. Edhe pse në gjatësinë prej 9 km që mbulohet nga transporti urban në qytet janë të vendosur 28 stacione autobusi, në pjesën më të madhe të tyre është e pamundur të mos jetë parkuar së paku një autoveturë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“SKUADRA E SHKODRËS”, PS PREZANTON QYTEZËN E MESIN
Artikulli tjetërKABLLOT DHE TELAT MBINGARKOJNË SHTYLLAT ELEKTRIKE