PAS DY JAVËSH NË NJË ARË MISRI, NGA GRUDA AI NISET PËR NË TIRANË
Pas dy javësh qëndrimi në një arë më misri, është trasnportuar për n ëish-repartin ushtarak në Grudë të Re të Shkodrës,

helikopteri BO 105 i goditur nga 7 plumba kallashnikovi gjatë aksionit antikanabis të policisë në Dukagjin.Ishte një helicopter Cougar i ushtrisë që ka mundur të nxjerrë dhe transportojë për në pistën e avionit helikopterin e Ministrisë së Brendshme. Ky helikopter u qëllua nga një shpat mali në zonat e thella të Dukagjinit në komunën Plan, duke realizuar një ulje të vështirë dhe të rrezikshme në arën me misra pranë banesës së Pashk Koçekut. Ngjarja ndodhi në ditën e dytë të operacionit antikanabis dhe helikopteri B0 105 u qëllua teksa kthehej me helikopterin transportues të ushtrisë Cougar, pasi kishin dërguar trupat policore për asgjesimin e kanabisit. Helikopteri I eshte nenshtruar procesit te cmontimit në pistën e Grudës së Re dhe transportohet me automjete të tonazhit të rëndë për në Tiranë. Helikopteri ka pësuar dëmtime në serbator, në tubin e vajit dhe në trasmision dhe e bënte të pamundur rindezjen dhe ngritjen në fluturim.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/DTUg_Yq9ZT4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLAJMET SHKURT NGA KRONIKA
Artikulli tjetërPLAGOSI ME THIKË, KAPET 16-VJEÇARI