IKMT ka bllokuar dy mjete që transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm në Qarkun e Shkodrës. Kontrollet janë kryer përgjatë akseve rrugore të Malësisë së Madhe, ku gjatë patrullimeve në aksin Koplik-Dedaj-Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë, u konstatua një mjet tip “IFA” i ngarkuar me dru ahu.

Sipas IKMT-së, drejtuesi i mjetit nuk dispononte dokumentacionin tekniko-ligjor që vërtetonte origjinën e lëndës drusore. Një tjetër rast u evidentua në aksin Koplik-Reç-Dedaj, në fshatin Reç. Edhe në këtë rast, një furgon u konstatua duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion.

Për të dyja rastet janë kryer procedurat ligjore, ndërsa mjetet dhe sasia e lëndës drusore janë bllokuar. Lënda drusore e sekuestruar është vënë në dispozicion të Bashkisë Malësi e Madhe.

https://youtu.be/A9HDHiDEumU

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA PRANË “URËS SË MESIT” DREJT DEGRADIMIT
Artikulli tjetërFESTIVALI “IDROMENO” NË SHKODËR