Transportonin libra shqip, pranga shoferëve të MPJ në Greqi

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar në Greqi pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe. Kanë qenë vetë autoritetet greke që kanë njoftuar arrestimin dhe që kanë komunikuar se në bordin e automjeteve kishte abetare dhe libra shqip. Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, mësohet se janë ndaluar nga policia, ku pas kontrollit atyre u janë gjetur abetaret dhe librat në shqip. Po të njëjtat burime shtojnë se këta dy shtetas, kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe. Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti. Akuza që rëndon mbi ta është “shpërndarja e materialeve me përmbajtje propagande” si dhe “cënohen marrëdhëniet mes dy shteteve.Pas nderhyrjes se ambasades dhe Ministrise se Jashtme ,mesohet se dy shoferet jane liruar.Burime nga pala shiptre bejne te ditur se tekstet mesimore ishin per femijet e emigranteve shiptre ne Greqi.