Një 50-vjeçar italian është ndaluar dhe arrestuar nga policia kufitare në San Cataldo, pasi është kapur me 120 kg marijuanë në varkën e tij.

Sipas mediave italiane, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion brigjet e Leces. Por efektivët e grupit kundër krimit të organizuar kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e drogës bashkë me mjetin lundrues, si dhe arrestimin e italianit me urdhër të prokurorit litchis Roberta. 50-vjeçari është transferuar në burg pas arrestimit. Ndërkohë që vijojnë ende hetimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të italianit me rrjetin e trafikut të drogës në Shqipëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakJEREMIÇ, KANDIDAT PËR SEKRETAR TË OKB
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, “SA E VËSHTIRË TË QARKULLOSH NË SHKODËR” !