Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Policia njofton se shtetasi me iniciale E.A është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, duke transportuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me mjetin tip “Volksëagen”, 6 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion final vendet e BE-së.

Po ashtu është ndaluar nga policia edhe një person tjetër, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Artikulli paraprakSORECA TAKON KREUN E MISIONIT TË OSBE/ODIHR PËR ZGJEDHJET: GATI TË NDIHMOJMË, VËZHGIMI DIPLOMATIK DO TË JETË SI GJITHMONË
Artikulli tjetërBRATAJ PUBLIKON TË DHËNAT E STUDIMIT: PAS SHËRIMIT NGA COVID, ANTITRUPAT BLLOKOJNË EDHE VERSIONET E REJA TË VIRUSIT