Duke vlerësuar punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama ka theksuar se do të vijojë të adresohet problemi i moshës dhe i shkollimit në radhët e Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës në Akademinë e Policisë, Rama theksoi se ruajtja fizike e objekteve të ndryshme që sot mbulohet kryesisht nga policitë private, do të kryhet nga një strukturë e posaçme e Policisë së Shtetit.

“Besoj që me një reformë që ministri i Brendshëm po udhëheq dhe me krijimin e një strukture të re që do të jetë strukturë shërbimi e Policisë së Shtetit në formën e një ndërmarrje që do ofrojë shërbim për ruajtjen e objekteve,

do të krijohet mundësia për tranzicion të butë për oficerët më të moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj,

duke iu krijuar më të moshuarve që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në pastrimin e një xhungle të policisë private,

që shpeshherë janë thithëse të mëdha të nevojave publike dhe shpeshherë nuk e ofrojnë kurrsesi atë shërbim që mund të ofrojë Policia e Shtetit.

Një ndërmarrje moderne që do të sigurojë ata që shkojnë në një moshë të caktuar të vazhdojnë të shërbejnë”, tha Rama.

Sipas Ramës, pas 1 dekade të tërë mbyllje dhe braktisje, kjo akademi sot është rikthyer në jetë dhe ka nevojë për shumë më tepër akoma prandaj në kuadrin e Paktit për Universitetin,

edhe kjo akademi do përfshihet në programin e madh të rindërtimit në bazë të një projekti që si të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të universiteteve, ne do të financojmë.

Artikulli paraprakDHËRMI,ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQE ME SHKURRE DHE KULLOTA
Artikulli tjetërPËRUROHET SHTATORJA E TË LUMIT MARK ÇUNI