Reshjet e dëborës në veri të vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, për shkak se disa rrugë kanë mbetur të bllokuara, e e ndërsa kanë mbetur pa energji elektrike disa njësi administrative.

Njoftimi i plotë

Bashkia Shkoder

Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, nga dëbora ku ka rreth 3 m në vendin e quajtur Qafa Thores.

Po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit-Breg Lumi e kalueshme me zinxhirë per mjetet e larta ka rreth 40 cm debore, ne vendin e quajtur Mali Shoshit.

Bashkia Malesi e Madhe

Aksi rrugor Gropat e Selcës-Vermosh i kalueshem me zinxhirë per mjetet e larta, në vendin e quajtur Qafë të Bordolecit ka rreth 50 cm deborë, po punojnë borpastrueset.

Bashkia Vau Dejes

Aksi rrugor Muri Turkut-Shllak i kalueshem me zinxhir per mjetet e larta ka rreth 50 cm debore.

Bashkite Pukë dhe Fushë Arrëz

Aksi rrugor Fushe Arrez Qaf Mali e kalueshme me zinxhirë për mjetet e mëdha, ka rreth 70 cm debore, borpastruesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor Qaf Mali Qaf-Shllak e bllokuar ka rreth 1 meter debore, po punojne 2 borpastruese pa nderprerje.

Aksi rrugor F. Arrez Fierze e kalueshme me zinxhirë ka rreth 60 cm debore, borpastruesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez Puke e kalueshme ka mbi 50 cm debore, vendi i quajtur Kroj i Zojes , borpastuesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez Qaf- Bene e kalueshme ka rreth 20 cm debore borpastuesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez-Iballe e bllokuar ka rreth 70 cm debore.

Ne NjA Qaf-Mali ka Energji Elektrike, rruget jane te kalueshme.

Ne Nj A Iballe, rruget jane te bllokuara nga debora, nuk ka Energji Elektrike,

Ne NjA Blerim, rruget jane te bllokuara nga debora, nuk ka Energji Elektrike.

Ne Nj A Fierze rruget jane te bllokuara nga debora, nuk ka Energji Elektrike.

Aksi rrugor Fierze- Fush-Arrez e kalueshme me nje korsi, po punojne 2 borpastruese per hapjen e rruges plotesisht.

Nga DRV Shkoder informohemi se te gjithe akset nacionale jane te qarkullushme dhe pa zinxhir. Ne pjese te vecanta te akseve mqs temp jane te ulta eshte bere kriposja .

Aktualisht në te gjithe territorin e Qarkut Shkodër nuk kemi reshje.