Trazira në Athinë, anarkistët përleshen me policinë

Ashtu siç edhe pritej, ka degjeneruar në akte dhune situata në kryeqytetin grek gjatë protestave në përkujtim të 43-vjetorit të protestave studentore. Një grup anarkistësh nisën të ngrejnë barrikada në rrugët pranë Politeknikumit të Athinës e në vazhdim gurë dhe bomba molotov kundër forcave të shumta të policisë që ndodhen në zonë. Policia ndërhyri duke bërë përdorim të gjerë të gazit lotsjellës dhe granatave shpërthyese. Përleshjet vazhdojnë në rrugët Patision, Sturnari dhe Bubulinas. Bombat molotov dëmtuan disa vitrina dyqanesh dhe automjete. Disa banorë të zonës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Policia njoftoi se vazhdon të shoqërojë të dyshuar në rajonet e policisë. Prokuroria e Athinës njoftoi se ka urdhëruar largimin me çdo kosto të anarkistëve nga godina e Politeknikumit.