Tre akuza për drejtorin e postës, vihet nën hetim

Vjedh duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikon dokumentet, përfundon në hetim në gjendje të lirë, përgjegjësja e Zyrës Postare Pirg në Maliq të Korçës. Oficerët e Seksionit kundër Korrupsionit në Policinë e Korçës, kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 35-vjeçares me inicialet A. S., banuese në fshatin Velitërnë-Maliq, me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq. Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se kjo shtetase ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve. Dosja ia ka kaluar Prokurorisë së Korçës për veprat penale, ‘vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDY AKSIDENTE, PËRPLASEN NËNA ME FOSHNJËN DHE NJË GRUA TJETËR
Artikulli tjetërMAKINA GODET BIÇIKLETËN, VDES I MOSHUARI NË TIRANË