Sarandë, 3 çanta me kanabis në përrua, në kërkim trafikanti

Tre çanta me lëndë narkotike janë gjetur pasditen e sotme pranë vendit të “Përroi i Qesarejzes” në Konispol. Sipas njoftimit të policisë, çantat përmbanin 74 kg e 600 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e ndarë në 64 pako të mbështjella me qese plastike të tejdukshme. Policia e Sarandës sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punon për kapjen e trafikantit që braktisi drogën në përrua. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI NENKAMPION KARATEJE NE ANGLI,FITON MEDALJE ARGJENDI
Artikulli tjetërGRUEVSKI PER GJUHEN SHQIPE:NUK DO TA NJOHIM ASNJEHERE SI GJUHE ZYRTARE