Pamjet e rënda që ndoqët I përkasin aksidentit të regjistruar mesditën e së dielës në qendër të qytetit të Shkodrës. Akoma më e rëndë bëhet situata kur tre personat janë përplasur nga makina gjatë kalimit në vijat e bardha.

Por çfarë mendojnë qytetarët shkodranë në lidhje me sigurinë në rrugë?

Sipas tyre, përgjegjësia për aksidentet është e drejtuesve të mjeteve por edhe e këmbësorë të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Shpesh herë në Shkodër janë regjistruar aksidente për shkak të mos respektimit të sinjalistikës rrugore. Qytetarët kërkojnë që të rritet ndërgjegjësimi I të dyja palëve, drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve në mënyrë që të reduktohen ngjarje të tilla.