Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm prej 30 vitesh nuk merr zgjidhje në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina. E vështirë situata paraqitet për familjet me disa anëtarë të cilët kanë nevoja të shumta për konsumimin e ujit. Elvis Radohina, është banori i cili tregon se ka bërë gjithçka të mundshme për të furnizuar shtëpinë e tij me ujë të pijshëm, por nuk ja ka dalë. Në oborrin e tij, Elvisi ka vendosur edhe një trumë, por sërish asnjë pikë ujë nuk mbërrin në çezmën e tij.

Ai tregon se disa herë i është dashur të bëjë tre kilometra në këmbë për t’u furnizuar me ujë në fshatin Bardhanjor, pasi mundësitë e pakta ekonomike e kushtëzojnë të shkojë me makinë apo motor.

Elvisi tregon se si ai, edhe banorë të tjerë të zonës e kanë humbur shpresën se situata mund të përmirësohet gjatë fushatës zgjedhore.

Prej vitesh shumë projekte hidhen në letër për furnizimin e kësaj njësie me ujë të pijshëm por akoma edhe sot mijëra familje vuajnë si shkak I mungesës së ujit në banesa.

Artikulli paraprakSHKODËR, 87 TË RINJ MARRIN KUNGIMIN NË MESHË
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË LSI, MONIKA KRYEMADHI KONFIRMOHET NË MANDATIN E DYTË SI KRYETARE