lajmi i fundit

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Artikulli paraprakEDONA BILALI: TË VAZHDOJMË INVESTIMET PËR SHKODRËN
Artikulli tjetër“JANË 12 MIJË FËMIJË QË ANGAZHOHEN ME SPORT NË SHKOLLË”, RAMA: NUK MUND TË RRIMË NË VENDNUMËRO, DO MBËSHTESIM DHE ATLETIKËN