Vjedhin me dhunë një shtetas, arrestohen ne flagrancë 3 autorët .

Specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe nga veprimet hetimore të kryera, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: * Kristjan Volaj, 26 vjec, banues në Malësi të Madhe * Vuksan Kulla, 29 vjec, banues në Shkodër * Edison Malgjoni, 27 vjec, banues në Pukë Më datë 16.01.2017, u bë arrestimi i këtyre shtetasve pasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, përballë stadiumit “Loro Boriçi”, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht, shtetasin P.Q, 50 vjec, banues në Malësi të Madhe, dhe i kanë marrë me dhunë telefonin celular të markës “SAMSUNG S4”. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, BANORËT DYNDEN NË ZYRËN E PREFEKTIT
Artikulli tjetërTONIGHT – 17.01.2017