Tre tërmete të fuqishme trondisin Amerikën, ndersa nje tjeter godet Kinen

Tre tërmete të fuqishme kanë rënë pak më shumë se 20 minuta më parë në Amerikë, e të dy në të njëjtin vend. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmetet kanë tronditur Kaliforninë Jugore. Tërmeti i parë ka qenë i shkallës 6.9 gradë i shkallës Rihter, i dyti ka qenë i shkallës 6.5 gradë dhe i treti 6.8 gradë i shkallës Rihter. Kina është goditur mesditën e kësaj të hëne nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në krahinën veriperëndimore të Kinës, në Xinjiang Uygur. Tërmeti është regjistruar në rajonin Hutubi rreth orës 13:15 me orën lokale, në një thellësi prej gjashtë kilometrave, njoftoi Stacioni i rrjetit për tërmete në Kinë. Zona e Hutubi gjendet rreth 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit të krahinës Urumqija. Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGODET ME THIKË ISH-GRUAN DHE KUNATIN,ARRATISET NGA VENDNGJARJA
Artikulli tjetërARRESTOHET POLICI I GJIROKASTRËS ISHTE PJESË TRAFIKUT TË EMIGRANTËVE