
U dëmtua nga tërmeti dhe u shemb për ti hapur rrugë rindërtimit, por sot pas tre vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar.Ky është shqetësimi i banoreve të një pallati në lagjen nr 2 të qytetit të Laçit, të cilët u ngriten në protestë para Bashkisë së Kurbinit.
Ata thonë se kanë kërkuar disa here informacion në lidhje me ndërtimin e pallatit ku kanë jetuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërsa prej tre vitesh janë vendosur në banesa me qira.
Pasi qëndruan për rreth 1 orë para ambjenteve të bashkisë, banoret u priten nga Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara e cila ju tha atyre se ndërtimi i pallatit është në fazë tenderimi dhe brenda këtij viti do të nisin punimet.Në pallatin në fjalë kanë jetuar 20 familje të cilat presin të strehohen sa më parë në apartamentet e tyre.






