Tregime romane, e autorit te njohur alberto moravia, ka mberritur edhe ne Shkoder, fale autorit Zija Vukaj. Promovimi i ketij libri eshte bere ne biblioteken e qytetit te Shkodres, fale bashkepunimit edhe me lidhjen e shkrimtareve.

Autori i ketij libri, i cili solli ate ne gjuhen shqipe, Zija Vukaj, eshte shprehur se ky vellim vjen ne nje kohe kur letersia shqiptare po pasurohet edhe me tituj te huaj librash. Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907, prej një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskij, Joyce, Goldon, Shakespeare, Molière, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë ; shkruan vargje në frëngjisht e në italisht, por studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parë, romani “Indiferentët”, që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij, në Romë.