Vijojnë të mbeten mjaft problematike kushtet e tregtimit të bagëtive në dy tregjet e qarkut shkodër, atë të Stom Golemit dhe të Shelqetit.
Sipas kryeveterinarit të Drejtorisë Bujqësorë Shkodër Selim Kraja, përveçse tregjet janë në gjendje skandaloze, një pjesë të përgjegjësisë e kanë vetë fermerët të cilët lëvizin me bagëti të paçertifikuara dhe kushtet e transportit lënë shumë për të dëshiruar.
Ndërkohë kryeveterineri Kraja fajëson Bashkinë që sipas tij nuk financon në krijimin e kushteve të duhura por dhe eleminimin e therjes së bagëtive në rrugë.
Një tjetër problem në tregjet tona është edhe ceshtja e veterinerit I cili me rregull duhet të kontrollojë cdo bagëtin që hyn në treg. Por në vendin tonë kjo gjë nuk ndodh edhe pse bëhet fjalë për shëndetin e secilit prej nesh.