Pavarësisht se tregjet e kafshëve janë hapur tashmë prej kohësh, situata emergjente akoma nuk ka kaluar.

Kryeveterineri i qarkut Shkodër Selim Kraja thotë se kushtet higjeno-sanitare nw tregun e Stom Golemit duhet të përmirësohen brenda këtij muaji, ndërsa tregu i Shelqetit paraqet një situatë normale. Sipas Krajës, tregjet po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme për mungesë dokumentacioni ose për mundësinë e paraqitjes së kafshëve të prekura më dermatozë nodulare. Tregjet e bagëtive në qarkun e Shkodrës u mbyllën për 8 javë si pasojë e përhapjes së dermatozës nodulare tek kafshët. Pas hapjes së tyre, Drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar rritje të standardeve dhe kushteve higjeno-sanitare në këto hapësira.

Artikulli paraprakFIDEL CASTRO, LIDERI QË I MBIJETOI 638 ATENTATEVE
Artikulli tjetërMBETJET URBANE, BASHKIA APEL QYTETARËVE