
Pas deklaratës se AKU Shkodër mund të mbyllë meraktën e Rusit përkohësisht deri në përmriësimin e kushteve higjieno – sanitare, kanë reaguar edhe tragtarët të cilët punojnë në këtë treg të fruta – perimeve. Ata thonë se janë kundër mbylljes nëse nuk krijohet një hapësirë tjetër për shitje.
Tregtarët nuk besojnë se institucionet përgjegjëse mund të ndërhyjnë në përmirësimin e kushteve të merkatës së Rusit, pasi këtë kërkesë ata e kanë bërë prej vitesh.
Gjatë dimrit, kushtet në të cilat përballen tregtarët janë shumë të vështira. Hapësira e vogël e tezgave nuk I mbron as tregtarët dhe as produktet që ata shesin nga shiu.
Prej vitesh përmes mediave dhe shkresave zyrtare këta tregtarë kanë kërkuar që bashkia Shkodër të krijojë kushtet e përshtatshme për aktivitetin e tyre, por projektet dhe ndërhyrjet mbeten vetëm premtime gjatë fushatave zgjedhore






