
Edhe pse disa herë janë zhvilluar aksione për largimin e tregtarëve ambulant nga rruga, duket se rezistenca nga ana e tyre vazhdon. Këtë të martë, disa prej tregtarëve ambulantë janë rikthyer në zonën e Rusit duke shitur produkte të ndryshme, larg kushteve higjieno – sanitare. Jashtë kameras ata shprehen se tregu I Rusit nuk ka më vende të lira, në mënyrë që ata të zhvillojnë aktivitetin e tyre ditor. Ndërsa për disa të tjerë, përballimi I tarifave është I vështirë, ndaj zgjedhin rrugën si zgjidhjen më të shpejtë për të shitur produktet e tyre.
Më herët, institucionet përgjegjëse kanë marrë masa për ndalimin e këtij fenomeni, kryesisht pas hapjes së tregut I cili tashmë plotëson çdo kusht për tregtarët. Të kontaktuar nga Star Plus, nga bashkia Shkodër na bëhet me dije se:
“Largimi i tregtarëve të fruta perimeve nga trotuaret në lagjen e Rusit është një përpjekje e vazhdueshme e inspektorëve të rajonit në Bashkinë Shkodër dhe Policisë Bashkiake.
Ajo cfarë mund të themi është fakti se tregu i ri në Rus ka një kapacitet prej 120 vendesh për tregtarët dhe aktualisht ka hapësira të lira për ushtrimin e aktivitetit.
Tregtimi në rrugë dhe trotuare, nuk është I lejueshëm për askënd dhe nuk do të tolerohet, aq më pak kur sot ka hapësira për tregtarët pranë tregut të transformuar të Rusit.” – përfundon reagimi.