Tregtarët që kanë nisur punën në tregun e ri në Zdrale në qytetin e Shkodrës shprehen se janë shumë më të kënaqur me tregun e ri që sapo është hapur. Kushtet shprehen ata janë shumë më të mira se më përpara kur detyroheshin të shisnin produktet e tyre në mes të rrugës

Sinjalistika dhe disa kërkesa të tjera të tregtarëve duhet që të plotësohen në vazhdimësi edhe pse si fillimisht vlerësojnë këtë treg të ri të ndërtuar

Pjesa më e madhe e ktyre tregtarëve më përpara kanë shitur në mes të rrugës duke mos ofruar asnjë lloj sigurie gjë e cila tashmë ka ndryshuar me ndërtimin e tregut të ri të Zdrales.