Sot prita në zyrë një përfaqësi të tregtarëve të Zdrales.
U njohëm nga afër me shqetësimin e tyre, pas vendimit të marrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për lirimin e hapësirës ku ata ushtrojnë aktivitetin tregtar, e cila është pronë e Myftinisë së Shkodrës.
Diskutuam së bashku për mundësitë që mund të ofrojë Bashkia Shkodër në mbështetje të tyre, duke identifikuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për të qenë pranë komunitetit.
Në këtë takim, folëm edhe për projekte afatgjata që synojnë mbështetjen e tregtarëve dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete për situatën në të cilën ndodhen. Bashkia Shkodër do të vijojë të jetë një derë e hapur për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e këtij komuniteti, duke përdorur të gjitha instrumentet ligjore për t’u gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Artikulli paraprakQINDRA TË VDEKUR NGA KEQUSHQYERJA NË GAZA, SHUMICA PREJ TYRE FËMIJË!
Artikulli tjetërFOTOT PARA DHE PAS, RAMA PUBLIKON PAMJET NGA AKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE