Shitësit në tregun e Rusit kanë bojkotuar punën për disa orë në shenjë proteste kundër qirasë të lartë që paguajnë për të tregtuar në hapësirën e re të ndërtuar nga bashkia Shkodër.

Sipas tyre, pagesa ka variuar nga 13-15 mijë lek në vit ndërsa sot tarifa është shumëfishuar.

Tregtarët thonë se në rast se bashkia nuk do ndërhyjë protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Një ditë më parë nën kryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka priti një përfaqësi të tyre, ku u njoh me shqetësimet e ngritura nga vetë tregtarët, të cilat lidhen me rritjen e tarifës, e vendosur që në vitin 2023 në paketën fiskale.

Kjo tarifë është argumentuar me shpenzimet për mirembajtje dhe sherbimet që i ofrohen përdoruesve të tregut.

Gjatë takimit u ra dakort qe të shqyrtohen te gjitha opsionet e mundshme per te lehtesuar biznesin, duke i dhënë mundesinë tregtarëve të perdorin hapsirën ne treg dhe duke krijuar edhe mundesite financiare që ky treg të kete qendrushmëri në vite duke ofruar kushte dinjitoze per banoret e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakAKREDITOHEN KATËR PROGRAME STUDIMI
Artikulli tjetërTENSIONET/ SEANCA SHTYHET PËR TË HËNËN, SPIROPALI: EJANI ME MEND TË TJERA