
Një ditë më parë, Star Plus trajtoi problematikën e tregtarëve ambulant në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës. Këtë të mërkurë, ka reaguar drejtori rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi I cili tha se disiplinimi i këtyre tregtarëve është kthyer në sfidë për institucionet.
Drejtori Haderi shton se në fokus të AKU Shkodër janë bizneset e regjistruara, në këtë mënyrë garantohet cilësia e produkteve ushqimore për konsumatorin.
Sistemimi i tregtarëve ambulant në tregun e transformuar të Rusit është një sfidë më të cilën përballen vazhdimisht bashkia Shkodër dhe inspektorët e AKU.