Pas arrestimit të grupit prej 7 personash të akuzuar për gjobvënie në tregun e Zdrales dhe zonën e njohur si rruga e gjërë “Star Plus” ka folur me disa prej tregtarëve por ata mohojnë se kanë patur kërcënime.

Tregtarët shprehen se paratë për rojet i kanë paguar me dëshirë dhe në bazë të një marrëveshje të përbashkët. Pjesa më e madhe e tregtarëve në Zdrale kanë frikë t’i lënë vetëm dyqanet. Edhe në rrugën e gjërë tregtarët shprehen se nuk janë kërcënuar por kush ka dashur ka paguar për të ruajtur dyqanet. Në total janë rreth 400 dyqane që janë ruajtur nga personat e arrestuar të cilët policia i konsideron si grup i strukturuar kriminal.

Artikulli paraprak2018-a, “PUKA GATI PËR TURIZËM DHE SKI”
Artikulli tjetërARRSH SHPALL FITUESIT PER RRUGËT E VERIUT