Në tregun e bagëtive në Shkodër duke filluar nga e diela e ardhshme do të aplikohen kushte të reja për të gjithë tregtarët. Veterineri I tregut, Kolë Vojvoda bën të ditur se ata të cilët nuk do të zbatojnë rregulloren nuk do të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë treg.

Një problem tjetër në këtë treg është edhe mungesa e mirëmbajtjes nga tregtarët bën të ditur veterineri I cili kërkon bashkëpunimin e tyre.

Kushtet e tregut janë përmirësuar vazhdimisht bën ai, duke rritur sigurinë për të gjithë tregtarët që vijnë ditëve të diela kur hapet tregu.

Tregu I bagëtive ishte I pari që u hap gjatë periudhës së pandemisë. Edhe tani që mendohet se jemi drejt fundit, veterineri bën të ditur se janë krijuar kushtet që të gjithë fermerët të zhvillojnë aktivitetin pa rrezikuar shëndetin e tyre.

 

Artikulli paraprakI FTOHTI, QYTETARËT: NGROHEMI ME ÇFARË TË KEMI MUNDËSI
Artikulli tjetërSHKODËR, GRUPI I RITHEMELIMIT TË PD ZBULON KANDIDATËT