
Tregu i qytetit të Lezhës është i papërshtatshem për të funksionuar si i tillë.Në këtë konkluzion kanë dalë insitucionet përgjegjëse të cilët kanë paraqitur dhe një raport mbi gjendjen e këtij tregu, ku mungesa e kushteve është problemi kryesor. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu thotë se po mendohet zhvendosja e e tij në një vend më të përshtatshem, i cili është ndërtuar nga shteti dhe shfrytëzohet nga privati.
Sipas Ndreut nuk ka një kontrate mes bashkisë dhe pronarit të tokës, çka mund të japë mundësine për të investuar në tregun aktual.
Tregu i fruta perimeve dhe i veshmbathjeve në Lezhë është ndërtuar dy dekada më parë, ndërsa aty operojnë një numer i konsiderueshem tregtaresh të cilat paguajnë taksat tek privati dhe shteti.