
Tregu i fruta perimeve në “Rus” është ndër më kryesorët në Shkodër sa i takon larmishmërisë
Në banakët e këtij tregu ofron produkte të freskta të sezonit të cilat sipas qytetarëve dallohen edhe për raportitn e tyre cilësi çmim
Sipas blerësve cmimet janë të arsyeshme ndërsa vlerësojnë edhe cilësinë e produkteve
Ndërsa për pensionistët cmimet janë të larta dhe një pjesë e tyre e kanë të pa mundur të të blejnë disa prej produkteve
Stina e vjeshtës sjellë edhe një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh të cilat janë kryesisht të prodhuar në zonat për rreth, ndaj edhe tregu i “Rusit” në këtë periudhë është thuajse i mbushur me blerës gjatë gjithë ditës






