TREGU I RUSIT, PROBLEMATIKA VAZHDON PRITET QË GJATË VITIT 2015 TË MERREN MASA PËR NDRYSHIMIN E SITUATËS Tregu i rusit nje nga tregjet me te medhenj ne qytetin e Shkodres ofron per konsumatoret nje shumellojshmeri produktesh ushqimore por kushtet ne te cilat tregtohen jane jashte cdo standardi dhe norme te lejuar.

Perveq kesaj shume tregtare ambulante kane bllokuar trotuaret e rruget duke penguar keshtu kalimin e kembesoreve po njekohesisht te automjeteve. Gjithashtu keto tregtare mbetjet i hedhin ne rruge. Gjate muajit dhjetor Policia Bashkiake ndermori aksione per pastrimin e trotuareve dhe në një farë mënyre pranoi vështirësinë dhe pamundësinë për lirimin e plotë dhe qëndrimin gjatë gjithë kohës në tregun e Rusit. Tregtarët e paligjshëm sërish kanë uzurpuar pjesët e trotuarave apo rrugëve. Tregtarët janë të jashtëligjshëm me aktivitetin e tyre që ushtrojnë çdo ditë por ndoshta janë të shfajësuar sepse mungojne tregjet për shitjen e këtyre prodhimeve gjithashtu keto tregtarë vijnë nga fshatrat dhe gjendja e tyre ekonomike nuk është aspak e mirë. Pjesa më e madhe jetojnë vetëm me këtë punë që bëjnë çdo dite mes shumë vështirësive. Kjo është arsyeja që situata vijon të jetë kaotike, problematike dhe fatkeqesisht e pandryshueshme por mbetet shpresa se viti 2015 do jete viti gjate te cilit do merren masa.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/uhXTa7yc9s8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSERBIA KA NJË PLAN PËR KOSOVËN
Artikulli tjetër9 JANARI, FAMILJARËT KËRKOJNË DREJTËSI