Kushtet ne te cilat tregtohen produktet e ndryshme ne tregjet e qytetit te Shkodres vijojne te paraqesin nje situate emergjente

, sidomos ne kete periudhe ku temperaturat shenojne maksimumin e tyre. Nje nga tregjet me problematike, ku produktet shiten ne kushte te papershtatshme higjeno sanitare, mbetet tregu I Zdrales . Ambjentet e ketij tregu paraqesin nje alarm ushqimor pasi duke filluar qe nga fruta perimet e deri tek prodhimet e bulmetit kushtet ne te cilat tregtohen nuk plotesojne as standartin minimal duke rrezikuar kështu seriozisht shëndetin e qytetarëve të Shkodrës të cilët janë të detyruar t’i blejnë çdo ditë këto produkte. Nderkohe pervecse te ekspozuara ne rruge, ne kete treg ngjitur me produktet ndodhen edhe koshat e mbeturinave duke u bere keshtu rrezik evident per jeten e konsumatoreve. Por kjo situate mesa duket eshte bere shkak edhe i uljes se fuqise blerese pasi sic duket edhe njga pamjet, megjithese fundjave ku aktivitet rritet ndjeshem numri I bleresve nuk eshte I larte. Nderkohe perballe kesaj situate institucioneve përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme duke investuar për krijimin e një pike shitjesh ku tregtarët të kenë mundësi të shesin produket e tyre në kushte më të sigurta dhe brenda standarteve te duhura higjenike.