Një përfaqësi e tregtarëve të tregut të Zdrales është pritur sot në një takim nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, pas njoftimit zyrtar të marrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku kërkohet lirimi i hapësirave tregtare brenda një afati dy mujor. Gjatë takimit, nen kryetari Beka u shpreh se Bashkia Shkodër është një hallkë e tretë në këtë proces, pasi vendimmarrja për zhvillimin e kësaj prone i takon Komunitetit Mysliman si pronar i ligjshëm dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka miratuar planin e zhvillimit. Megjithatë, ai garantoi përfaqësuesit e tregtarëve se çështja është në vëmendje të plotë të institucionit dhe se Bashkia Shkodër eshte e angazhuar për të mbeshtetur ne negociata familjet që prej vitesh ushtrojnë aktivitet në këtë treg

Takimi u zhvillua me synimin për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të kërkuar mundësi zgjidhjeje që respektojnë të drejtat e të gjithë palëve të përfshira.

Artikulli paraprakQENDËR TREGTARE NË “ZDRALE”, TREGTARËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërPLAZHI I TALES, DESTINACION I VERËS