Jemi në mes të janarit të vitit 2016 dhe situata tek tregu i Zdrales vazhdon të jetë ende mjaft problematike.

Kushtet në të cilat tregtarët shesin produktet e tyre janë jashtë të gjitha normave higjeno-sanitare duke rrezikuar kështu seriozisht shëndetin e qytetarëve të Shkodrës të cilët janë të detyruar t’i blejnë çdo ditë këto produkte. Mbeturinat buzë trotuarëve ku është shtrirë tregu, pluhuri që krijohet nga makinat në kohë vere dhe balta në dimër e kanë kthyer tregun në një nga zonët më me probleme sa i përket vend-shitjeve në qytetin tonë. Star Plus ishte sot për të parë nga afër gjendjen në të cilët ndodhet tregu. Jashtë kamerës se tv tone tregtarët shprehen se janë të detyruar të tregtojnë në të tilla kushte dhe se bashkia nuk ka marrë masa për përmirësimin ose normalizimin e kësaj situate. Përveç mungesës së higjenës në produktet ushqimore, një problem tjetër që vjen nga tregu i Zdrales është edhe ai i lëvisjes së automjeteve në këtë zonë duke krijuar kaos në qarkullim. Po ashtu edhe blerësit të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë treg i bëjnë thirrje bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme duke investuar për krijimin e një pike shitjesh ku tregtarët të kenë mundësi të shesin produket e tyre në kushte më të sigurta dhe brenda standarteve te duhura higjenike.

Artikulli paraprakHYSAJ: 2015, VITI MË I REALIZUAR PËR TATIMET
Artikulli tjetërISIS SULMON SIRINË, 300 TË VRARË E 400 TË RRËMBYER