CNN ka shkruar një artikull mbi tregun e zi të vaksinave ndaj COVID-19 dhe mënyrën se si ato shiten në ‘dark web’, rrjeti i errët i internetit.

Sipas Check Point Software, të cilët janë studies të sigurisë kibernetike rezulton se në këtë rrjet shiten vaksina të AstraZeneca apo Johnson and Johnson për 1 mijë dollarë doza, ndërsa certifikatat e vaksinimit për 200 dollarë.

Sipas të njëjtët studiuesve, nuk dihet nëse vaksinat janë reale apo jo, por nga paketimi rezulton të jenë legale.

Po ashtu në këtë rrjet shiten edhe teste negative ndaj COVID-19 për vetëm 25 dollarë, madje oferta është që nëse blihen dy, të tretën e merr falas.

Një gjë tjetër që bie në sy është se në ‘’dark web’’ reklamat për vaksinat ndaj COVID-19 janë rritur me 300%, sipas raportit të studiuesve.