Të paktën 96 të vdekur, ky është bilanci tragjik pasi 14 vagonë të një treni ekspres indian doli nga shinat në veri të shtetit Uttar Pradesh.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, më orën lokale, të ditës së diel. Qindra forca shpëtimi janë në vendngjarje, ndërsa numri i të plagosurve deri tani është rreth 150. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, por një nga pasagjerët ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë. “Shumë udhëtarë janë ende të bllokuar”, tha Anil Saxena, një zyrtar i lartë i hekurudhave në Delhi.