Treni i linjës Athinë-Selanik përplaset me banesën e shqiptarëve

Tre të vdekur është bilanci i një aksidenti hekurudhor në Greqi, ku treni i linjës Athinë-Selanik doli nga shinat. Ndërsa 6 të tjerë janë plagosur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Kanë shpëtuar për mrekulli dy emigrantë shqiptarë, kur dy vagona të trenit që doli nga shinat në afërsi të Selanikut u përplasën në banesën e tyre. Për fat, vagonat më përpara përshkuan një godinë të ndërmarrjes së hekuruadhave, dhe kjo ua preu hovin. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, të dy shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit. “I hutuar dhe me frikën të pikturuar në fytyrë, njeri prej dy të mbijetuarve deklaroi më pas se ai u tmerrua nga përplasja e vagonave me banesën dhe nga frika kërceu jashtë shtëpisë”, shkruan agjencia greke. Kryeministri Tsipras ka ngushelluar familjet e viktimave dhe ka uruar sherim te shpejte per te plagosurit. Treni ekspres i linjës Athinë-Selanik me 70 pasagjerë, doli nga shinat për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës, në vendin e quajtur Adedros, në afërsi të Selanikut.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARO-ITALIANE E DROGËS, DREJTOHEJ NGA NJË SHEF KUZHINE
Artikulli tjetërSULMI MBI 150 SHTETE,EUROPOL: PO SHTOHET KËRCËNIMI KIBERNETIK