Ka dy javë që treni I linjës Shkodër-Tiranë nuk funksionon duke pezulluar kështu lëvizjen e udhëtarëve.

Burime pranë Drejtorisë Hekurudhore Shkodër bëjnë më dije se ky shërbim është pezulluar pa afat pas një urdhëri zyrtar që ka mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës. Në këtë urdhër thuhet se të ndalohet lëvizja me trenin e linjës Shkodër-Tiranë pa afat deri në një njoftim të dytë që ky shërbim të nisë normalisht. Burimet thonë se mungesa e karburantit, borxhet e akumuluara, amortizimi I hekurudhës janë shkaqet kryesore të kësaj situate.Ndërkohë që transporti I mallrave nuk është paralizuar. Një edhe ndër problemet më të mëdha thuhet se është bërë amortizimi I hekurudhës e cila ka shfaqur probleme të theksuara në pjesë të ndryshme. Për këtë fakt më mirë është vëndosur që ky shërbim më mirë të pezullohet sesa të vihet në rrezik jeta e udhëtarëve cka do të ishte pastaj fatale nëse do të kishim të bënim më tragjedi njerëzore.Burimet thanë se pritet që traseja të riparohet brenda një kohe të shkurter, por deri atëherë linja e trenit Shkodër-Tiranë nuk do të funksionojë për udhëtarët. Në fakt alarmi ka disa vite që është ngritur nga vetë Drejtues të hekurudhës në Shkodër që kanë denoncuar problemet që kanë të bëjnë më infrasarukturën e amortizuar dhe lëvizjen e ngadaltë të trenave për shkak të vjedhjes së shinave dhe bulonave të hekurudhës.Kjo gjendje rrezikon të çojë drejt falimentit sektorin hekurudhor.

Artikulli paraprakTROTUARET NË PERIFERI TË PAPASTRUARA PREJ SHUMË KOHËSH
Artikulli tjetërNATA E PARË E FESTIVALIT MBARËKOMBËTAR TË KËNGËS PËR FËMIJË