Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kujtuar sot 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu kujton se ajo ditë ishte e pa krahasueshme për nga mesazhet, emocionet që transmetonte jo vetëm tek të gjithë. Sipas Shehut, ky ishte akti simbol i renies se nje prej diktaturave me te egra te shekullit XX-te…!

REAGIMI I SHEHUT

“E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”!
Kjo thirrje e dale nga gjokset e zemrat e Tiranes mbare buciti 30 vite me pare, rreth ores 14,15 ne Sheshin Skenderbeg, per te kaluar kufijte e Kryeqytetit e shperndare kudo ne mbare vendin, ne mbare Europen e Boten.

Ishte ajo nje dite e pa krahasueshme per nga mesazhet, emocionet qe transmetonte jo vetem tek te gjithe ne qe e perjetuam ne ate Shesh ate ngjarje te madhe, qe simbolizoi permbysjen historike ne vendin tone, por dhe shume me larg, duke percuar shprese per liri, demokraci e Perendim tek te gjithe shqiptaret.

Ky ishte akti simbol i renies se nje prej dikaturave me te egra te shekullit XX-te…!
Ishte ky nje akt madhor i paraprire nga ngjarjet ne Shkoder, Kavaje, Tirane etj, nga ai Dhjetor pak muaj me pare, nga ajo Greve me ato dite qe kaluam se bashku, studente e pedagoge ne ate Kinoteater te mbushur plot njerrez, entusiazem e vendosmëri.

Por historia nuk ka perfunduar….

Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perendimore, e vetmja kjo per egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet. Ky 25 Prill eshte pikerisht ne kete vit te 30-te te asaj ngjarje madhore.