Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës në banesën e shtetasit Rrok Pepaj, 58 vjeç, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në deren e jashtme të banesës, në katin e dytë të pallatit ku jetonte familja Pepa. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale në derën e jashtme, ndërsa pjesëtarët e familjes që ndodheshin të gjithë në banesë, për fat të mirë nuk janë lënduar.

Grupi hetimor konfirmon se dyshohet që lënda plasëse e vendosur në derën e famijes Pepa është tritol dhe ka qenë në sasi të vogël. Policia ende nuk ka të dhëna për autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Por, një nga pistat që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti të të zotit të shtëpisë me persona te tjerë, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë vëndosur lëndën plasëse.

I pyetur nga Star Plus, kryefamiljari pohon se shperthimi ka ndodhur rreth ores 04:00 dhe se ne banese ndodheshin ai, bashkeshortja dhe djali i tyre te cilet fatmiresisht nuk jane lenduar.I pyetur se cili mund te jete shkaku i kesaj ngjarjeje, Pepaj thote se nuk ka konflikte me askend dhe se jeton ne kete shtepi prej 25 vitesh.

Artikulli paraprakBURRI MERR URDHËR MBROJTJEJE: MË RREH GRUAJA
Artikulli tjetërPROPOZIM I RI PËR ARMËPUSHIM NË LINDJE TË UKRAINËS