Një sasi lënde plasëse tritol është vendosur në automjetin në pronësi të 37 vjeçarit Alban Bushati në lagjen partizani në Shkodër . Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe nga shpërthimi ka pasur vetem dëme materiale në automjet por dhe në ambjentet e një biznesi në afërsi të vendit të ngjarjes .

I pyetur në policinë e Shkodrës 37 vjeçari tha se nuk ka asnjë dyshim se kush mund t’a ketë vendosur lëndën plasëse dhe se nuk ka konflikte të hapura.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakI RIU MIRDITOR JORDI JAKU ËSHTË FUTBOLLISTI MË I RI I BOLOGNAS NË ITALI.
Artikulli tjetërBERISHA NISET SOT DREJT GJERMANISË, MERR PJESË NË KONGRESIN ELEKTORAL TË CDU