
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Lënda plasëse i është vendosur një automjeti në pronësi të një agjenti policie e cila ishte parkuar ne lagjen beselidhja, prane gjimnazit.
Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale. Automjeti i dëmtuar rezulton të jetë në pronësi të agjentit të krimeve me inicialet G.Gj.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.






