Pasditen e sotme u raportua për një sasi eksplozivi e gjetur në bagazhin e një makine kur udhëtonin dy të rinj nga Tiranë në Pukë.

Në një prononcim për median Klodiani, një ndër djemtë që udhëtonin në makinë kanë zbuluar se si llampa e vajit u ka shpëtuar jetën atyre. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit.

Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në garazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar, dhe njoftuam policinë”, thotë ai. Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse.

Teksa ekspertët u larguan për një moment nga makina për të marrë pajisje të tjera, lënda plasëse, e llojit tritol, ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë është dëmtuar makina, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës eksplozive.