Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e parkingut të një subjekti minerar ne Spaç te Mirdites. Ka qene administratorja e kompanise se nxjerrjes se bizaltit shtetasje me inciale I.B., e cila ka njoftuar Policinë pasi në një kamion të parkuar është gjetur një qese që dyshohet se përmbante lëndë plasëse të pashpërthyer. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, te cilet permes forcave xhenjore ben te mundur largimin e landes plasese, ndersa nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit.Ndërkohë, detaje të reja janë zbardhur edhe në lidhje me lëndën plasëse të vendosur një ditë më parë në automjetin e agjentit të krimeve në Lezhë, Gentjan Gjeta. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë rezulton se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë lëvizur me një motor.Sipas burimeve, ata nuk kanë mundur të identifikohen për shkak të kamuflimit, ndërsa pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e punonjesit të policisë.

Artikulli paraprakBRIGJET E LUMIT MAT, VENDDEPOZITIM MBETJESH
Artikulli tjetërKF VLLAZNIA NË NDIHMË TË FAMILJES NË KUSHTE EKSTREME