Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë subjektit të reklamave “Lufa print” në lagjen Skenderbeg në Shkodër mbrëmjen e djeshme .
Lënda plasëse ka shpërthyer pranë portës së objektit duke shkaktuar vetëm materiale .
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë së Shkodrës e cila ka ngritur pika të shumta kontrolli në disa pika në qytet. Po ashtu, policia ka sigururar të gjitha kamerat e sigurisë së objektit ku është përcaktuar dhe lëvizja e autorëve të këtij shpërthimi .
Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë rezulton se dy persona të maskuar dhe me kapuce afrohen me motorr pranë portës së objektit vendosin lëndën plasëse dhe më pas largohen në drejtim të rrethinave . Vetëm pak minuta më pas ka ndodhur shpërthimi fatmirësisht vetëm me dëme materiale .
Pas marrjes në pyetje nga policia pronari Lulzim Mehmeti ka mohuar çdo konflikt apo kërcënim të mëparshëm, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë kësaj kohe.
Ai ka bërë me dije se ditën e ngjarjes ka qenë në banesë për shkak të një viroze dhe nuk ka asnjë informacion se kush mund të jenë autorët.

“Nuk e kam idenë se kush e ka vendosur sasinë e eksplozivit. Nuk kam patur asnjëherë probleme me askënd, as kërcënime dhe asgjë tjetër të këtij lloji. Ne operojmë prej shumë vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e di përse është vendosur tritoli pranë subjektit tim. Gjatë gjithë ditës thuajse isha në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT NË SEMINARIN E PARASHIKIMIT STRATEGJIK PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Artikulli tjetërGOLDEN PALACE, DESTINACIONI I PREFERUAR PËR FESTAT