Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (26 shkurt). Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit F.Gj, që ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa sipas pamjeve të kamerave të sigurisë kanë qenë dy persona të pamaskuar të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

“Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F.Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale”, informoi sot policia.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve, ndërsa noteri ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe probleme me ndonjë person.

Artikulli paraprakRUSIA PËRSHËNDET “QËNDRIMIN MË TË BALANCUAR” TË SHBA PËR UKRAINËN NË OKB
Artikulli tjetërHANI I HOTIT, ARRESTOHET 38-VJEÇARI MALAZEZ I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR