POLICIA E TIRANËS SHOQËRON 22 PERSONA, POLICIA PO ZBARDH IDENTITETIN E AUTORIT. Autori i vendosjes së eksplozivit te farmacia e Bashkim Tahirit është kapur nga disa momente nga kamerat e sigurisë së një biznesi tjetër aty pranë. Në foto dallohet personi që ka vendosur bombën me një biçikletë, ndërsa në foton tjetër i dallohen vetëm këmbët në momentin që po vendoste eksplozivin  në murin e farmacisë, në pjesën e jashtme të kondicionerit.

Hpërthimi në Farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndodhur rreth orës 02:50, ndërkohë që dy fotot e siguruara nga kamerat e sigurisë shënojnë orën 02:23. Sipas policisë i njëjti person ka vendosur edhe eksplozivin te stacioni i autobusit pranë urës te Vasil Shanto, në vendin ku zakonisht parkonte makinën babai i ministrit Tahiri. Aktivizimi i bombës së dytë do të bëhej gjithashtu me telekomandim. Por bomba e cila është konstatuar rreth orës 06:10 është çaktivizuar me shpërthim të kontrolluar nga forcat RENEA.