Vetëm pak minuta para shpërthimit që la 8 të plagosur në lagjen Rus të Shkodrës, një person me skafandër në kokë la pranë vendit të ngjarjes motoçikletën ku ishte vendosur pakoja me 1 KG eksploziv. E parkoi pranë trotuarit mjetin dhe u largua me hap të shpejtë, pa e hequr skafandrën nga koka.

Burime pranë grupit hetimore, bejne me dije se personi për të cilin po punohet për ta identifikuar eshte shfaqur ne kamerat e biznesve rreth e rrotull vendit ku ka ndodhur shperthimi nderkohe qe nga kamerat e subjektit dy katesh nuk ka pasur filmime te momentit të shpërthimit.

Ai nuk ka dashur që të shihej nga qytetarët që gjendeshin aty. Kamerat kanë filmuar disa nga lëvizjet e tij, derisa sa zhduket mes rrugicave, por ai nuk mund të identifikohet. Policia po mbledh filmime të kamerave të tjera përgjatë rrugës ku është parë të largohet, në përpjekje për të gjetur të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e tij.

Po këqyret në detaje edhe motoçikleta ku ishte vendosur bomba, në përpjekje për të gjetur gjurmë të lëna prej atentatorit. Pas atentatit, blutë e Shkodrës morën në pyetje të paktën 9 dëshmitarë, nderkohe qe ne policine e Shkodres, që prej së shtunës ndodhet edhe automjeti I cili u demtua si pasojë e shpërthimit

Artikulli paraprakSHKËNDIJA ELEKTRIKE, NË ALARM GJYKATA
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA – TIRANA NË QAZIM DERVISHI