Pas titullit kampion, Teuta merr trofeun e radhës në futbollin shqiptar. Durrsakët mposhtën 3-0 Vllazninë (fituesen e Kupës) dhe marrin Superkupën e Shqipërisë, që është trofeu i parë sezonal.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Ishte Aleksi që shënoi i pari në 57’, duke i dhënë frymëmarrje skuadrës së tij. Më pas ishte radha e Grudës, që cliron plotësisht të tijtë.

Teuta menaxhon shumë ndeshjen, madje në fund ka edhe një gol të tretë. Plaku vulosi triumfin 3-0 në 93’. Për herë të parë në këtë ndeshje u aplikua sistemi VAR në Shqipëri, teksa Vllaznisë iu anulua pikërisht një gol me këtë risi.