Festa shkodrane vazhdon me të rinjtë, trofeu shkon në Shkodër

Ditë fantastike për futbollin shkodran, sepse skuadra U-19 është shpallur kampione e Shqipërisë. Në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” të rinjtë e Vllaznisë u përballën me Partizanin. Koha e rregullt u mbyll 1-1. Partizani shënoi në minutën e 27-të me Demirin, por në të 63-tën Lekaj ktheu baraspeshën. Asnjë gol pas barazimit shkodran, ndaj u deshën penalltitë, aty ku Vllaznia triumfoi 3-1, duke gabuar vetëm një herë, kundrejt 3 penalltive të humbura nga të kuqtë.

Artikulli paraprakBASHA FALENDERON PUBLIKISHT DEPUTETËT QË PËRFAQËSUAN SHKODRËN NË PARLAMENT
Artikulli tjetërZJARR NË NJË APARTAMENT NË BANESAT SOCIALE, EVAKUOHET FAMILJA